Partizani në krye, Shkëlqim
Muça: Tirana më preu në besë

Partizani në krye, Shkëlqim<br />Muça: Tirana më preu në besë
Barazimi me Flamurtarin ka rezultuar fatal për trajnerin e Tiranës, Shkëlqim Muça. Klubi ka vendosur që të shkarkojë teknikun për rezultate të dobëta, teksa në 7 javët e para në kampionat nuk mori më shumë se 9 pikë duke u pozicionuar në vendin e 7. Vendi në renditje dhe situata e krijuar këtë fillim edicioni nuk u kapërdinë nga presidenti Halili, që menjëherë pas ndeshjes përmes një deklarate ka komunikuar ndërprerjen e marrëdhënieve me Muçën. Por, ashtu sikur ndodh shpesh dhe thuajse cdo herë në Shqipëri, lajmi më parë kaloi nga media, vendim të cilin Muça nuk e ka pritur aspak mirë.

Në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’ pas Flamurtarit dhe shkarkimit ai u shpreh se “Nuk jam në dijeni të vendimit të klubit për të ardhmen time, pasi nuk më është komunikuar asgjë. Lajmin po e marr nga ju, por nëse është e vërtetë me vjen keq për mënyrën që u veprua, pasi prisja që të kishte një mbledhje dhe vendimi të më ishte komunikuar përballë, ashtu sikur ndodhi edhe kur firmosëm” deklaroi ai.

Por a mendon Muça se shkarkimi ka ardhur si pasojë e një ‘vale’ të brendshme? “Jo, nuk e besoj. Nga stafi dhe lojtarët jam i kënaqur për atë që kanë dhënë në fushë, pavarësisht vendimit. Nga klubi prisja më shumë besim, të cilin presidenti ma dha para ndeshjes me Flamurtarin. Megjithatë tani është e kotë të diskutoj, pasi vendimi është marrë”.

Përsa i përket të ardhmes tekniku tha se nuk e ka vendosur nëse do ta bëjë pushim këtë edicion apo jo, ndërsa nuk pranoi të komentonte se cilin ekip shikonte si pretendent për titull.

Ndeshjet e ditës
Partizani përfitoi nga gabimi i Skënderbeut duke iu bashkangjitur në krye të renditjes me 19 pikë në 7 ndeshje. Vendimtar për të kuqtë edhe këtë ndeshje ishte shkodrani, Sukaj që shënoi golin e 7 në po kaq ndeshje. Partizani fitoi me përmbysje, pasi fillimisht kaloi në avantazh Bylisi me Peposhin, por Batha barazoi shumë shpejt, ndërsa në minutën e fundit shënoi Sukaj, 1-2. Edhe Kukësi mori një fitore të vuajtur, por të merituar në shtëpi përballë Lacit 1-0 me golin e Malotës 2 minuta nga fundi. Megjithatë largimi i Mucës dhe fitorja e Vllaznisë ishin lajmet e ditës së djeshme, teksa shkodranët pas 5 humbje dhe një barazimi morën fitoren e parë ndaj Tërbunit 0-3. Ndërsa në mbrëmje në Tiranë, bardheblutë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 me Flamurtarin. 24 herë kampionët e Shqipërisë kaluan të parët në avantazh me Vucajn, por në pjesën e dytë pësuan nga Flamurtari.

Xhevahir Sukaj
Pas fitores ndaj Bylisit lojtari më i mirë i Partizanit dhe kampionatit Sukaj u shpreh se “Është tepër pozitiv fakti se në 7 javë kemi 19 pikë, pra krejt fitore, vetëm një barazim. Të mërkurën do të luajmë në Kupë, por mendjen e kemi të ndeshja e radhës në kampionat. Kryesore është sfida me Skënderbeun. Vërtet përplasen dy ekipet që kryesojnë kampionatin, por nuk është decizive për titullin. Kam dashur të shërbej për skuadrën nga java në javë,por se kam pritur të bëj 7 gola në 7 ndeshje”tha ai.
 
Shkarkimi
“Nga stafi dhe lojtarët jam i kënaqur për atë që kanë dhënë në fushë, pavarësisht vendimit. Nga klubi prisja më shumë besim, të cilin presidenti ma dha para ndeshjes me Flamurtarin”tha Muça.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj