Partizani ndalet në Laç, Kukësi dhe
Tirana e nisin me fitore Superioren

Partizani ndalet në Laç, Kukësi dhe<br />Tirana e nisin me fitore Superioren
Me 3 ndeshjet e së dielës përfundoi edhe java e parë e kampionatit të 76 kombëtar të futbollit. Partizani u ndal në Laç, Vllaznia humbi në shtëpi me Kukësin, ndërsa Tirana fitoi lehtësisht me modestët e Apolonisë së Fierit. Kryendeshja e javës padyshim që ishte në Laç, aty ku vendasit prisnin 15 herë kampionët e vendit.

Ndeshja ishte mjaft e fortë, pasi u dominua nga sulmet dhe kundërsulmet e shpejta nga të dy ekipet, por fillimisht kaloi në avantazh Partizani me Racic në të 47’, por kryesimi nuk ka zgjatur shumë, pasi Doku barazoi në të 55’. Pika e vetme nuk kënaqi asnjë nga të dy ekipet në startin e kampionatit, pasi si Duro dhe Cungu kërkonin 3 pikët e plota.

Kukësi i drejtuar nga Artim Shaqiri e nis mbarë duke marrë 3 pikë me mjaft vlerë në Shkodër përballë Vllaznisë, nga e cila pritet shumë këtë edicion. Pavarësisht dëshirës së madhe të vendasve dhe tifozëve për ta nisur me fitore në ‘Loro Borici’ kuqeblutë nuk arritën që të shmangnin humbjen, e cila u shkaktua nga golat e Pejic dhe Hysës, teksa golin e vetëm të shkodranëve e shënoi Dibra.

Ndeshja e fundit u zhvillua në Tiranë, aty ku bardheblutë prisnin Apoloninë. 24 herë kampionët e vendit ashtu sikur pritej fituan me lehtësi duke bërë detyrën. Serinë e golave e hapi Bakaj në të 24’ ndërsa Ndikumana 58′ dhe Hyshmeri në minutën e parë shtesë vulosën fitoren e thellë.


d.bshqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur