Një rezultat surprizë ka ndodhur në Vlorë, pasi Flamurtari vendas ndali Partizanin e vendit të parë. Vlonjatët të cilët duket se do e presin parakohe biletën në këtë sezon para kohe për në Kategorinë e Parë ndalën në një barazim kampionët në fuqi dhe kryesuesit e Superligës.
Belica shënoi golin e parë për kryeqytetasit në minutën e 54' pasi përfitoi nga goditja e fortë e ish- mesfushorit të Flamurtarit, Bruno Telushi. U mendua se kjo do të ishte fitorja që do e shkëpuste Partizanin në krye të tabelës së Superligës por 4 minuta më vonë, Bajram Nebihi me një kthesë të bukur në zonë barazoi shifrat. Gjithsesi të kuqtë mbeten të parët me 22 pikë kursë vlonjatët marrin pikën e katërt dhe mbeten të fundit.
Nga ana tjetër Laçi fitoi 1-0 ndaj Kukësit me penalltinë e realizuar nga golashënuesi Kyrian Nëabueze. Kjo i mjaftoi bardhezinjve të merrnin tre pikë të cilët e çojnë në vend të tretë. Me këto rezultate Superliga bëhet edhe më e ndërlikuar. Nga Partizani i vendit të parë deri tek vendi i tetë, Vllaznia diferenca qëndron vetëm 6 pikë. Të veçuara në zonën e 'ftohtë' qëndrojnë vetëm Luftëtari me Flamurtarin.