'Partizani një zhgënjim në Champions League', Ernest Gjoka në Report Tv: Futbolli shqiptar të kalojë ture, hapen dyer të Evropë

Ernest Gjoka, trajneri i futbollit ishte pjesë e "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, me gazetarin Andi Kapxhiu, teksa u fol për aventurën e skuadrave shqiptare në Evropë. Tema qëndrore e bisedës vijoi me eliminimin e Partizanit nga Champions League dhe aventurën e të kuqve në Conference League.

Veç Partizanit, Gjoka ka besim se Egnatia do kalojë më tej në Conference League, kjo pas barazimit 1-1 në transfertë me Ararat-Armenia në ndeshjen e parë. Ndryshimi i formatit të Superligës dhe Kategorisë së Parë ishte një tjetër çështje e diskutuar me ish-trajnerin kampion të Kukësit.

"Çfarë pësoi Partizani? Mbaj mend kur drejtoja Kukësin dhe i shënuam dy gola Sheriff Tiraspol, na eliminuan me gol në fushë kundërshatre. Partizani ishte një zhgënjim dje, jo se luajti keq, por në fund duhet rezultati. BATE është një ekip modest dhe po vuan në Bjellorusi, ata fituan titullin dhe u renditën në vendin e katërt në kampionat, fituan sepse federata dënoi tre ekipet e para. Shpresoj që Partizani të bëjnë mirë në Conference League. Problemi është se duhet të shënosh gol, nëse nuk ia del nuk e justifikon dot lojën e mirë. Uroj që në CL të shënojë dhe të ketë sukses me këtë paraqitje", tha Gjoka fillimisht.

Më pas trajneri foli edhe për eliminimin e Strugës dhe garën e Ballkanit, me kampionët e Ilir Dajës që luajnë sot kundër Ludogorets në Bullgari, teksa fituan 2-0 në ndeshjen e parë në Prishtinë.

"Eliminimi i Strugës dhe Ballkani? Struga kishte mundësi, shënuan të parët dhe nuk mbajtën dot rezultatin në 10 minutat e fundit, kjo edhe për shkak të eksperiencës. Ballkani ka pesë vite që bën mirë, Ludogorets është ndër ekipet më të mira në rajon. Ballkani ka një trajner si Daja që ka eksperiencë, së bashku me lojtarët", vijoi Gjoka.

Kryeqytetasi u ndal edhe te aventura e skuadrave shqiptare në Conference League, duke i dhënë më shumë kredite për kalimin më tej Egnatias.

"Tirana, Egnatia dhe Vllaznia? Në futboll duhen menaxhuar situatat. Egnatia ka shanse edhe për kundërshtarin që ka përballë. Vllaznia e ka të vështirë. Duhet që skuadrat shqiptare të kalojnë ture, sepse është një derë që hapet për trajnerët dhe lojtarët", tha trajneri.

Më pas Gjoka foli edhe për skemën e ndryshuar të Superligës.

"Skema? Kam mendimin se futbolli shqiptar elitar të bëhet me 12 skuadra. Kemi në të Parën emra si Flamurtari, Elbasani apo edhe Bylis e Besa. Skema që u miratua nuk ndryshohet. Futbolli ka më shumë nevojë për të ardhura sepse i bën mirë. Duhet parë sesi do funksionojë skema", tha Gjoka.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë