Partizani përmbys Skënderbeun
dhe komandon pa asnjë humbje 

Partizani përmbys Skënderbeun<br />dhe komandon pa asnjë humbje 
Partizani merr kryesimin e kampionatit kombëtar të futbollit pas 8 javësh me 22 pikë, pa asnjë humbje duke fituar edhe premion prej 20 mijë Euro.
 
Demat e kuq mund mes spektaklit me përmbysje kampionët aktualë të vendit, Skënderbeun në ‘Qemal Stafa’ me rezultatin 2-1 duke e merituar plotësisht fitoren.
 
Skënderbeu i lodhur nga kupat e Europës nuk arriti që të përballonte furinë e kuqe duke u detyruar të pranojë humbjen e parë dhe superioritetin e Partizanit.
 
Për t’u kthyer te kronika e ndeshjes, Skënderbeu e nisi mjaft mirë duke shënuar një super gol me anë të Salihit me roveshatë, që është vitrina më e mirë e kampionatit shqiptar duke bërë xhiron e mediave botërore nga "La Gazetta dello Sport" në Itali e më gjerë.
 
Por Partizani nuk u dorëzua dhe arriti të përmbyste gjithçka në pjesën e parë me dy gola nga Krasniqi dhe Ibrahimi, ndërsa pjesa e dytë përvec luftës së nervave dhe dueleve të forta në mesfushë nuk solli ndryshim rezultati.

Vlen të theksohet atmosfera e jashtezakonshme qe krijuan tifozet e kuq ne stadium, ndersa njeri prej tyre u aksidentua para ndeshjes duke u perplasur nga nje makine, por ndodhet jashte rrezikut per jeten.
 
Në ndeshjet e tjera Tirana është ndalur në barazim me Vllazninë, Kukësi fitoi Tërbunin, ndërsa në barazim u mbyll edhe ndeshja Flamurtari Bylis.
 
 

FK PARTIZANI - SKENDERBEU KORCE 2-1 FT (VIDEO)Shënues: G. Krasniqi 23' L. Ibrahimi 32'

Posted by on 2015-10-25

 
partiazni skenderbeu

partiazni skenderbeu

partiazni skenderbeu

partiazni skenderbeu


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: Rrëmbyen komisionin, bëjmë kallëzim penal

Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: Rrëmbyen komisionin, bëjmë kallëzim penal