Partizani 'pa sulm', Orges Shehi me sytë nga infermieria

Partizani 'pa sulm', Orges Shehi me sytë nga infermieria

Skënderbeu 1-0 Partizani

Partizani dhe Kukësi luajnë më 1 mars për raundin e 26-të në Superligë. Të kuqtë janë në alarm për shkak të gjendjes jo të mirë në sulm, me fazën e avancuar që ka pasur probleme.

Në humbjen 1-0 me Skënderbeun në Korçë, Partizani mbeti edhe pa Mensah pas minutës së 13-të. Duket se afrikani do rikthehet vetëm pas tre javësh, teksa Bintsouka nuk është në formën më të mirë.

Ekzaminimet kanë evidentuar tërheqje muskulore të gradës së parë, që do të thotë afërsisht 3 javë jashtë. Praktikisht Mensah do të kthehet për transfertën e Lacit në 30 mars, duke humbur sfidën e dyfishtë me Kukësin në kupë e kampionat dhe takimin me Erzenin.

Në Korçë Keko dhe Skuka ishin të dëmtuar, teksa Cara vuajti një skualifikim. Kavajasi është gati dhe do jetë një forcë më shumë për Orges Shehin. Nga ana tjëtër Skuka duket se do jetë gati vetëm në ndeshjen e dytë të marsit.

Pas javës së 25-të, Partizani me 40 pikë mban vendin e tretë. Me vetëm një fitore në pesë javët e fundit, Partizani po vuan nga dëmtimet në këtë fazë kur grupi duhej të ishte i plotë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?