Orges Shehi do të prezantohet ditën e nesërme si trajner i ri i skuadrës së Partizanit. Mësohet se prezantimi do të nisë në orën 11:00 në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”.
Shehi do marrë vendin e Abilaliajt, i cili do rikthehet si drejtor sportiv, por drejtoi klubin në një kohë kur Zekiç dha dorëheqjen.
Me Shehin si trajner, Partizani që aktualisht renditet i dyti në Superligë, synon të fitojë titullin e dytë rradhazi në Superligë.
Durrsaku ishte trajner i Tiranës për më shumë se 1000 ditë dhe shkarkimi i tij në mënyrë të papritur u bë i ditur në datën 5 tetor të këtij viti, pas humbjeve me Erzenin dhe Laçin.