Partizani vazhdon që të jetë mjaft aktiv në merkato. Pas firmave me trajnerin Duro dhe Bathën, drejtuesit e kuq kanë prezantuar edhe blerjen e re, mesfushorin Argjent Mustafa.
Kosovari edicionin e kaluar ishte pjesë e ekipit të Besës së Kavajës, ku tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve pas paraqitjes së mirë që realizoi.
Marrëveshja ishte arritur më parë mes palëve, por për zyrtarizimin u prit mbërritja e Duros. “Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Argjent Mustafën.
Akordi mes palëve është realizuar përgjatë ditës së sotme duke zyrtarizuar kështu përfundimisht mesfushorin kosovar si goditjen e radhës të merkatos së të kuqve.
22 vjeçari i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Besës ka nënshkruar sot një kontratë 3 vjeçare me klubin kryeqytetas” njofton klubi i Partizanit përmes një deklarate.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com