Trajneri i ekipit të Partizanit, Sampaio në prag të ndeshjes me ekipin e Teutës shprehet besimplotë se ekipi i kuq do t’i rikthehet fitores. Portugezi vlerëson kundërshtarin durrsak, por deklaron se Partizani duhet të fitojë me cdo kusht ndeshjen, e cila do të jetë mjaft e e rëndësishme për t’i dhënë formë ekipit që do të luftojë për vendin e dytë, pasi kampionati tashmë është hipotekuar nga Skënderbeu. “Sfida me Teutën ka një rëndësi të veçantë për ne.
Do të gjejmë përballë një skuadër e cila mendoj se është nga më të mirat e kampionatit. Kemi nevojë për pikë në mënyrë që të mund të krijojmë distancë me rivalët e drejtpërdrejtë. Dëshiroj shumë që skuadra këtë javë ti rikthehet fitoreve pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë. Po përgatitemi shumë për ta kaluar pozitivisht këtë ndeshje e cila do të jetë përcaktuese edhe për kalendarin e fazës së tretë. Jam optimist për grupin që po drejtoj dhe mendoj se të gjithë lojtarët që kam në dispozicion e meritojnë një vend titullari. Do të dëshiroja shumë që gjykimi jo vetëm për këtë sfidë por edhe për ndeshjet në vijim të jetë korrekt.
Ne punojmë shumë për të arritur rezultatin por vendimet arbitrare në dy takimet e fundit nuk na kanë lejuar të marrim pikët e plota. Shpresoj dhe besoj që diçka e tillë të mos ndodhë në të ardhmen” deklaroi ai. Sfida do të zhvillohet ditën e shtunë mes dy ekipeve, teksa Kukësi shpreson për një barazim, pasi do të arrinte të shkëputej nga vendi i tretë akoma më shumë, pasi tani është larg vetëm një pikë dhe ndeshjen e radhës e ka përballë ekipit të Tiranës që në 4 ndeshjet e fundit ka marrë tre fitore dhe një barazim. Ndeshja me nënkampionët është përcaktuese për Tiranën, pasi ende nuk ka dalë nga zona e ftohë për t’i shpëtuar rrezikut nga rënia prej kategorisë.
/Shqiptarja.com