Partizani shpëton në fund, Teuta
ul me këmbë në tokë Kukësin

Partizani shpëton në fund, Teuta<br />ul me këmbë në tokë Kukësin
Partizani shpëton 2 pikë në frymën e fundit përballë Vllaznisë në krizë duke fituar në ‘Qemal Stafa’ me një gol të Fazliut në të 89’. Goli nuk ka vetëm vlerën e tre pikëve, por shpëton të kuqtë nga një ngërç psikologjik, pasi do të ishte barazimi i dytë radhazi pas atij me Flamurtarin.
 
Partizani krijoi shumë raste dhe volum loje, por finalizimi nuk ishte i saktë duke e shtyrë festën për në fund, teksa një krosim i Trashit u shfrytëzua maksimalisht nga Fazliu duke e dërguar topin në rrjetë.
 
Ndeshja ndërmjet Partizanit dhe Vllaznisë ka nisur me një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të sulmeve terroriste të Parisit, ndërsa banda frymore luajti himnin francez, ‘Marsejezen”.

Një tjetër sfidë interesante u zhvillua edhe në Durrës. Teuta nuk fali në shtëpi duke ulur me këmbë në tokë Kukësin, që vinte pas fitores ndaj Skënderbeut.
 
‘Djemtë e detit’ fituan me një gol të Ditës duke mbajtur vendin e tretë. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën