Partizani- Tirana, Alban Hoxha:
Derbi fitohet vetëm me qetësi 

Partizani- Tirana, Alban Hoxha:<br />Derbi fitohet vetëm me qetësi 
Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha kërkon qetësi nga ekipi në prag të derbit me Tiranën, pasi vetëm kështu sipas tij mund të arrihet te suksesi i kërkuar nga të gjithë. “E presim këtë përballje me qetësi pasi vetëm kështu mund të dalim pozitivisht nga ky takim.
 
Ndeshjet duhen marrë një e nga një. Shpresojmë të vazhdojmë me ecurinë pozitive që ekipi po dhuron në këtë moment.
 
Nuk i trembemi asnjë kundërshtari, por po punojmë fortë që të rregullojmë ato gabime që kemi shfaqur gjatë takimeve të kaluara.
 
Përgatitjet nga ana jonë janë intensive për të dhënë maksimumin tonë. Shpresojmë ta nisim përballjen e parë derbi me fitore.
 
Na duhet përqendrim maksimal në çdo takim. Përkrahja e tifozerisë kurrë nuk na ka munguar dhe shpresoj që edhe këtë derbi ata të jenë sa më të shumtë në shkallët e Tribunave dhe në fund të festojmë të gjithë bashkë”deklaroi ai. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE