Klubi kryeqytetas i Partizanit ka firmosur me sulmuesin shqiptar nga Maqedonia, Jasir Asani. 

Lojtari nga Tetova i cili sezonin e kaluar ka luajtur me Vardarin dhe Shkupin, ka mbërritur në Tiranë këtë të premte ku edhe ka firmosur kontratën me "demat e kuq". 

Ka qenë vetë lojtari i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se këtë sezon do luajë në Superiore për nënkampionët. 

Me transferimin e Asanit, Partizani kompleton ofensivën krahas dy sulmuesve të tjerë Xhevahir Sukaj dhe Edgar Çani.
jasir asani
(Postimi në Facebook i Jasir Asanit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com