Partizani u bindet tifozëve, shtyhet
derbi, Tirana: Në fund fitoi futbolli

Partizani u bindet tifozëve, shtyhet<br />derbi, Tirana: Në fund fitoi futbolli
Zyrtarisht derbi Tirana-Partizani do të zhvillohet më datë 12 Mars në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Ashtu sikur ishte paralajmëruar drejtuesit e dy ekipeve kanë gjetur gjuhën e përbashkët për shtyrjen e sfidës duke anuluar planin për të luajtur në Peqin. Tërheqja e ekipit të Partizanit erdhi si pasojë e presionit të tifozëve, pasi nëse ndeshja do të zhvillohej në Peqin nuk do të ishin më shumë se 50 tifozë të kuq në stadium, ndërsa nga Tirana, që ishte ekipi pritës në këtë rast do të ishin afro 200 tifozë.

Një gjë e tillë bëri që drejtuesit e kuq të binden përballë kërkesës së tifozëve duke u plotësuar një dëshirë, që është edhe një urë për të rikthyer paqen pas problemeve javët e fundit pas eliminimit në Laç nga Kupa. Në njoftimin zyrtar, Tirana thekson se “Ndjesë të gjithë opinionit publik dhe vecanërisht tifozëve bardheblu për situatën e krijuar jo nga Tirana. Akordi zyrtar për të zhvendosur derbin nga 28 shkurti në 12 mars është realizuar pas kërkesës me shkrim të depozituar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, të bërë dje nga Partizani, për të pranuar propozimin fillestar që Tirana bëri.

E rëndësishme është që nga e gjithë kjo cështje, në fund fitoi futbolli, pasioni dhe tifozët. Derbi do të luhet në “Qemal Stafa”, aty ku i takon të luhet pasi përballen dy skuadra të kryeqytetit”. Në njoftimin e Partizanit thuhet se vendimi u mor, pasi “klubi mbështet tifozerinë e kuqe e cila kërkon të jetë sa më e shumtë në numër për të përkrahur skuadrën në përballjen ndaj rivalëve historik pas apelit që kjo e fundit bëri publik që derbi i kryeqytetit të mos luhet në stadiumin e Peqinit.

Edhe në këtë rast klubi me zemërgjerësinë e tij tregon se është kundër penalizimit të tifozëve, gjë të cilën e pasqyroi edhe në derbin e fundit ku rezultoi faktor kryesor në hapjen e dyerve të stadiumit “Qemal Stafa” për tifozerinë e Tiranës edhe pse kjo e fundit vuante denimin e Disiplinës dhe treguar se jemi Partizani i Madh”. Kujtojmë që Partizani për shkak të fushës edhe ndeshjen me Flamurtarin do ta zhvillojë jashtë fushe, në stadiumin e Fushë-Krujës. Ndërkohë që sot do të zhvillohen ndeshjet e tjera të javës së 24. Flamurtari pret ekipin e Laçit në Vlorë në një sfidë për mesin e artë të tabelës, ndërsa Kukësi udhëton në Fier. Skënderbeu do të luajë ndaj Teutës në Durrës, ndërsa Vllaznia luan për gjithçka me Elbasanin.



d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni