Partizani po vijon me ecurinë fantastike në Superligë. Të kuqtë kanë marrë fitoren e tretë radhazi në po kaq ndeshje, pasi përballë Bylsit kanë fituar 0-1 në transfertë. Vendimtar për ‘demat’ rezultoi edhe njëherë sulmuesi Xhuliano Skuka, i cili finalizoi një skemë nga goditja e dënimit.
Të kuqtë tani janë në kuotën e 9 pikëve, 3 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë. Sakaq në sfidën tjetër të ditës së sotme Egnatia ka marrë pikët e para në kampionat, duke fituar 0-1 në fushën e Laçit. Ndërkohë sot Teuta është bërë skuadra e parë për këtë sezon që shkarkon trajnerin, pasi Arapi është larguar duke qenë se nuk fitoi asnjë nga 3 ndeshjet e para.