/ATSH-AFP/ - "Yahoo!"-ja do të bëhet motori i kërkimit në vend të navigatorit "Firefox" në SHBA në kompjuterat dhe aparatët celularë, në kuadër të një partneriteti strategjik, të njoftuar dje nga dy kompanitë.
Dy grupet do të eksplorojnë gjithashtu në kuadër të këtij partneriteti zhvillimi për produktet e reja si dhe shpërndaren e tyre.
"Yahoo!"-ja konfirmon se bëhet fjalë për marrëveshjen më të rëndësishme të partneritetit të arritur gjatë pesë viteve të fundit.
"Mozilla" nënvizoi nga ana e saj se "Google" ishte motori i kërkimit për "Firefox" që prej vitit 2004, por kontrata mes dy grupeve përfundoi dhe përfitoi nga ky rast për të rishqyrtuar strategjinë e tij dhe për të eksploruar mundësi të tjera.
Drejtuesi i "Mozilla"-s, Chris Beard theksoi gjithashtu se motorë të tjerë kërkimi si "Google", "Bing" apo "DuckDuckGo" do të vazhdojnë të jenë pjesë e navigatorit "Firefox" si opsione alterenative.
Për tregjet e tjera, përveç SHBA-së, "Yandex Search" do të bëhet motor kërkimi në mungesë të "Firefox" në Rusi, ndërkohë që në Kinë "Mozilla" do të vazhdojë partneritetin me "Baidu"-n.