Partneriteti SHEBA-n izraelite, Koçiu: Riorganizim i shërbimit onkologjik! Rëndësi do marri komunikimi me pacientët, do na ndihmojnë me administrimin e barnave

Partneriteti SHEBA-n izraelite, Koçiu: Riorganizim i shërbimit onkologjik! Rëndësi do marri komunikimi me pacientët, do na ndihmojnë me administrimin e barnave

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu

1737717923_kociiu.jpg

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu mbajti fjalën e saj në QSUT ku së bashku me kryeministrin Rama prezantuan nisjen e bashkëpunimit me spitalin izraelit SHEBA.

Koçiu theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e një modeli të ri administrativ dhe menaxhimin efikas të shërbimeve. Pjesë e këtij plani janë trajnime për mjekët dhe infermierët, me fokus në menaxhimin e pacientëve dhe përmirësimin e komunikimit me ta.

Po ashtu, do të ofrohen bursa për mjekët e shërbimit onkologjik, dhe dy mjekë shqiptarë do të kenë mundësinë të trajnohen në SHEBA.

'Nënshkrimi i sotëm i kësaj marrëveshjeje, është një hap i jashtëzakonshëm që do i mundësojë ekipeve të ecin hap më hap me kohën, dijen eksperiencën e SHEBËS. Zbatimi i këtij plani do na mundësojë një model administrimi efikas që do na japë mundësi të riorganizojmë shërbimin onkologjik dhe të përmirësojmë cilësinë e shërbimit. E rëndësishme dhe lehtësimi i punës së përditshme në këtë betejë të vështirë. Mjekët dhe infermierët do mundësojnë nga një paketë trajnimesh, që të rriteni profesionialisht, që të përballojmë më mirë sëmundjet.

Të gjithë mjekët, onkologë, teknikët e imazherisë, do përfitojnë trajtime të specializuara. Çdo vit dy bursa do alokohen për mjekët e shërbimit onkologjik. Me edukimin në vazhdim, dy mjekë tanët do trajnohen pranë spitalit të SHEBË-s në Izrael. Theksi i rëndësishëm do i theksohet menaxhimit, dhe aftësisë së komunikimit me pacientët dhe trajtimit me çdo respekt të çdo pacienti. Theksi i veçantë i vendoset dhe komunikimit. Për mënyrën si po e kurojmë dhe po e trajtojmë pacientin.'

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është përmirësimi i furnizimit me barna dhe medikamente, me ndihmën e ekspertëve të Sheba. Koçiu theksoi se, pavarësisht vështirësive të sigurisë së barnave, partneriteti me Sheba do të mundësojë furnizimin me barna dhe terapi më të avancuara për trajtimin onkologjik.

'Pikë e rëndësishme e këtij plani, është dhe sfida që kemi me medikamentet dhe barnat. Administrimi dhe mirëmenaxhimi i barnave, ekspertët e SHEBË-s do na ndihmojnë që shërbimi në vend të aksesojë barnat më të avancuara. Do ngrihet komisioni tregtar i barnave. Që nga nisja e këtij rrugëtimi kemi bërë maksimumin që të mos kemi mungesë të barbave në spitalet. Mbeten ende sfida në sigurimin e plotë të medikamenteve. Jemi vend i vogël, nuk jemi shumë konkurrues dhe atraktivë për distributorët farmaceutikë. Besoj se partneriteti me SHEBËN do na mundësojë të kemi një furnizim të barnave dhe terapive në trajtimin onkologjik. Po mundësojmë dhe trajtimin e më të vegjëlve.

Do kërkojë angazhim nga ju, nga shefat e njësive dhe shërbimeve, të gjithë punonjësit do përfshihen në trajnime të dedikuara. Ky partneritet me SHEBË-n nga spitalet më prestigjioze në botë, trajton mbi 2 mln pacientë nga e gjithë bota, është një mundësi e shkëlqyer për tu shfrytëzuar. Të gjithë të jemi aktivë dhe të përfitojmë nga dijet. Po ecim me reformën e autonomisë spitalore. Duke patur parasysh ekspertizën e SHEBË-s jemi në një stad tjetër për ta përmirësuar më shumë shërbimin për shëndetin për qytetarët që meritojnë standardet më të mira.'


Lajmi kryesor:

Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Aleancë me izraelitët për kthimin e QSUT në qendër ekselence, rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!

Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!