Kryeparlamentari Niko Peleshi ka pritur ditën e sotme në një takim, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbot.
Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se biseda u fokusua në në partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve dhe rolin udhëheqës të Kuvendit në forcimin e demokracisë, transparencës dhe dialogut politik.
Kreu i Parlamentit i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Shqipërisë në fushën e zhvillimit, konsolidimit institucional dhe qeverisjes llogaridhënëse.
Peleshi theksoi se kjo mbështetje është një shtysë e rëndësishme për të forcuar vlerat demokratike dhe për të avancuar reformat që pasqyrojnë interesin dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Ndërsa të dyja palët ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në fusha me interes të përbashkët dhe rolin e Kuvendit si institucioni qendror ku marren vendime të rëndësishme për vendin.
Komente












