Pas 1 janarit 2024 taksohen 15% dhuratat që merr biznesi e të vetëpunësuarit por dhe të ardhurat nga trashëgimia e lojërat e fatit

Të gjitha dhuratat që merr një subjekt fizik tregtar apo një i vetëpunësuar për biznesin e tij pavarësisht kush është dhuruesi me ligjin e ri do të tatohen me 15%. Në udhëzim thuhet se të hyra të tilla në llogaritë e biznesit, konsiderohen të ardhura biznesore për efekt tatimi.

Po kështu me 15% do të tatohen edhe të ardhurat nga dhuratat, trashëgimitë dhe lojërat e fatit të përfituara në Republikën e Shqipërisë nga rezident dhe jorezidentët, me normën 15% .

“Për efekt të llogaritjes së të ardhurave nga dhuratat dhe trashëgimia, sendet e dhuruara apo të trashëguara vlerësohen në momentin e dhurimit me vlerë nominale ose vlerën e tregut, cila prej tyre është vlera më e madhe. Nëse disponohet një vlerë nominale për sendin e dhuruar apo të trashëguar, ajo krahasohet me vlerën e tregut të këtij sendi dhe cilado prej tyre është më e lartë, përbën bazën apo të ardhurën mbi të cilën aplikohet norma e tatimit 15%. Rregullat e vlerësimit për vlerën e sendeve të dhuruara apo të trashëguara, bazohen në praktikat e njohura nëpërmjet vlerësuesve të njohur apo akteve zyrtare në fuqi, në lidhje me metodologjinë e përcaktimit të vlerës së sendeve”, thuhet ndër të tjera në Udhëzim e Përgjithshëm Nr. 26, datë 8.9.2023 Për Tatimin Mbi Të Ardhurat.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 24/09/2023 16:57

    Mire qe grabisni pa fund , nga Aeroporti te Rruga Kombit te Koncesionet dhe Kontrabanda e Naftes e deri te Calcenter Forex me 4900 te punesuarit e Olsi Rames qe grabisin qytetaret e Europes , por tani rrisni dhe taksat !!! Ju zenshin fytin qeveri e mallkuar plera politikane qe luani me gjakun e popullit … Te kalamajt ju rente ishalla ….

    Përgjigju
  • Koli: 22/09/2023 15:06

    Na rrujtet trapin, dhurimi jasht shtetit ka kufij qe deri ne disa milion nuk taksohet. Plere qeveri, do i hiqni te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja