TIRANE - Ka marrë fund pas 10 orësh situata tensionuese mes 12 familjeve në lagjen e 21 Dhjetorit, të cilët prej 22 vitesh banonin në godinën e njohur si ish-çerdhja nr 36 dhe pronarëve të saj. Zyra e Përmbarimit ka ndërhyrë në 10 familje duke nxjerrë jashtë tyre orenditë, por edhe duke shembur muret rrethuese. Ndërsa për orë të tëra dy familje bënë rezistencë me pretendimin se janë në proces legalizimi. Por vetëm në orën 18:30 u arrit një marrëveshje mes pronarëve dhe banorëve në këto shtëpi, e cila u firmos në prezencë të Përmbarimit. Për 6 muaj pronarët do të paguajnë qeranë e shtëpisë ku do të jetojnë këto dy familje, ndërsa njoftuan faktin se shteti i ka siguruar kredi me interes zero. Sipas pronarëve, 10 familjet e tjera pranuan të dilnin paqësisht nga banesa me arsyetimin se sipas tyre e kuptuan që ishin në pronë të huaj.

Ndërkohë, për mikrofonin e A1Report, disa banorë u shprehën se nuk janë dakord me këtë marrëveshje. Ata shprehen se kërkojnë strehim dhe jo t'i paguhet qeraje vetëm për 6 muaj.

Zyra e Përmbarimit u kishte dhënë sot afatin përfundimtar për ti liruar, pasi duhej të zbatonte vendimin e gjykatës. Vendimi ishte në përputhje dhe me aktin normativ të qeverisë, sipas të cilit banesat e ish-pronarëve duhet të lirohen dhe t'u kthehen pronarëve.

Situata e tensionuar te zona e njohur si "fusha e Zezë" , në lagjen "21 dhjetori" nisi që në orët e para të paradites së sotme kur Zyra e Përmbarimit kishte ardhur për të ekzekutuar vendimin. Sot ishte afati i fundit që Zyra e Përmbarimit u kishte lënë për të liruar banesat, në të kundërt do ndërhynte me forcë. Madje në ndihmë të saj kishin ardhur dhe forca të policisë private.

Rreth orës 15:00 Punëtorët e Përmbarimit kanë nisur të shembin muret rrethuese. Situata është përkeqësuar edhe më shumë duke rinisur konflikti fizik mes banorëve dhe policisë private. Ka pasur përleshje fizike, goditje me gurë si dhe dhunim të medias nga ana e policisë private.

Pas shumë orësh tension dhe konfrontimeve fizike, rreth orës 17:00  Përmbarimi është futur me dhunë në shtëpitë e 11 familjeve në zonën e ish-çerdhes nr. 36 dhe ka nxjerrë jashtë pajisjet dhe orenditë shtëpiake duke shembur edhe muret rrethuese. Banorët e dëshpëruar dhe në pamundësi për të zgjidhur çështjen e tyre janë dorëzuar dhe kanë dalë nga shtëpitë, duke ngelur në qiell të hapur. Për mikrofonin e televizionit A1Report, me lot në sy dhe të dëshpëruar ata u shprehën se prisnin mbështetje nga organet kompetente ndërsa pa këtë përkrahje u detyruar të lejojnë Përmbarimin të ndërhyjë në banesat e tyre.

Që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm forca të shumta policie të komisariatit numër 2 janë vendosur pranë godinës për të monitoruar situatën, ndërkohë që policia private ndodhej në vendin e ngjarjes në mbështetje të Zyrës së Përmbarimit për ekzekutimin e vendimit. Policia private dhe përmbaruesit kanë hasur në rezistencën e banorëve të cilët tepër të indinjuar dhe tepër të tensionuar deklaronin se nuk dilnin jashtë pasi nuk kanë ku të shkojnë dhe godina ishte banesa e tyre e ligjshme. Rreth orës 10:00 ka pasur përplasje fizike mes familjarëve dhe policisë private. Madje një grua kërcënoi se do t'i vërë flakën bombolës së gazit. Ajo kishte hipur në një tarracë të vogël dhe pranë saj ishte bombola e gazit. Gruaja me flokë të shkurtra kishte në dorë një shkrepëse. Ajo u kërkonte policëve të largohen. Pas 15 minutash gruaja zbriti nga tarraca.  Në një moment pati dhe përplasje mes familjarëve dhe Skerdi Qinamit që pretendon se është pronari i tokës.

PAS RRETH 10 OREVE TENSIONE ARRIHET MARREVESHJA
Ora 18:30
Ka marrë fund situata tensionuese mes 12 familjeve në lagjen e 21 Dhjetorit, të cilët prej 22 vitesh banonin jetojnë në godinën e njohur si ish çerdhja nr 36 dhe pronarëve të saj. Zyra e Përmbarimit ka ndërhyrë në 10 familje duke nxjerrë jashtë tyre orenditë, por edhe duke shembur muret rrethuese. Ndërsa për orë të tëra dy familje bënë rezistencë me pretendimin se janë në proces legalizimi. Por vetëm në orën 18:30 u arrit një marrëveshje mes pronarëve dhe banorëve në këto shtëpi, e cila u firmos në prezencë të Përmbarimit. Për 6 muaj pronarët do të paguajnë qeranë e shtëpisë ku do të jetojnë këto dy familje, ndërsa njoftuan faktin se shteti i ka siguruar kredi me interes zero. Sipas pronarëve, 10 familjet e tjera pranuan të dilnin paqësisht nga banesa me arsyetimin se sipas tyre e kuptuan që ishin në pronë të huaj.

RINIS KONFLIKTI, POLICIA PRIVATE DHUNON MEDIAN

Ora 17: 25
Pak momente pas ndërhyrjes së Përmbarimit në banesat e familjarëve, situata është përkeqësuar edhe më shumë me një rinisje të konfliktit. Ka pasur përleshje fizike, goditje me gurë si dhe dhunim të medias nga ana e policisë private.

PAS SHUME TENSIONESH BANORET "DOREZOHEN"

Ora 16:40
Me lot në sy njëra prej familjarëve, banesa e së cilës është shembur nga Përmbarimi, shprehet se organet kompetente i lanë në baltë dhe se të detyruar tashmë do "dorëzohen" para kësaj situate. Familjarët kanë lejuar përmbarimin të ndërhyjë në banesat e tyre, duke prishur muret rrethuese.

PERMBARIMI NDERHYN NE DY FAMILJE
Ora 15:44
Përmbaruesi ka mundur të hyjë në dy familjet e para, ndërsa mbeten edhe 10 familje të tjera për të ndërhyrë, për të dalë apo jo kjo mbetet për t’u parë nga vijimësia e situatës.

NJE FOSHNJE 3 MUAJSH NE FAMILJEN KU NDERHYHET
Ora 15:00
Tensionet mes familjarëve dhe Përmbarimit janë shtuar orë pas ore. Përmbarimi dhe policia privat kanë ndërhyrë brenda shtëpive për të nxjerrë banorët.

Një fëmijë tre muajsh ndodhet brenda shtëpisë ku po ndërhyhet. Ndërkohë njëra prej familjeve të cilat rrezikojnë të ngelin në qiell të hapur, familja Qinami pretendon se ka certifikatë pronësie. 12 familjet kundërshtojnë veprimet e përmbaruesit.

VAZHDON KONFLIKTI VERVBAL, PERMBARIMI ENDE NUK KA NDERHYRE

Ora 11: 58 Konfliktet verbale mes pronarve dhe banorve n godinën e ish çerdhes vazhdon. Policia e shtetit por dhe ajo private vazhdon të ndodhet në vendin e ngjarjes. 

NADIRE QINAMI: ME NDIHMONI TE MARR PRONEN TIME

Ora 11:40 Nadire Qinami, pronarja e tokës i kërkon kryeministrit të ndihmojë për të marrë pronën e ligjshme që ia ka dhënë ligji dhe gjykata.  ”Familja Turku (bashkëpronar) janë të paralizuar, dhe po ia mbajnë pronën peng këta njerëz. Kjo pronë ui kthye pronarit, Qazim dhe Hava Xhepa, dhe unë e kam privatizuar pronën në vitin 2000. Mua ma ka shitur Kurt Xhepa. Jam pronare legjitime. Këta këtu kanë shtëpi dhe dyqane. Ajo flokëkuqja (e ka fjalën për gruan e cila tentoi të shpërthente bombolën), ka shtëpi. Kjo është prona ime. Ju (media) po i politizon historinë. Ju lutem lini përmbarimin të kryejë detyrën"- deklaroi Qinami e cila u tregon gazetarëve dhe dokumenteve.  

PERMBARUESI: VENDIMI DO EKZEKUTOHET

Ora 11:19 Përmbaruesi i Zyrës së Përmbarimit thotë se do të ekzekutojë vendimin.“Unë kam çertifikatën e pronësisë në emër të Nadire Qinamit. Vendimi është marrë nga Gjykata dhe nuk ka asnjë dyshim. Cështja është e zgjidhur ligjërisht. KM e ka nxjerrë aktin normativ dhe ai është i zbatueshëm në të gjithë territorin shqiptar. I pyetur pse keni marrë policinë private deklaroi “Nëse nuk më vjen polici e shtetit të vij polici private”.

FAMILJARET: NA NDIHMONI, DUAM VETEM NJE SHTEPI KU TE FUSIM KOKEN

Ora 11 : 05 Një nga familjarët bëjnë apel për t’i ndihmuar duke deklaruar se nëse nuk gjejnë një rrugë ligjore e fundit mbetet vetëgjyqësia. Duam vetëm një shtëpi ku të fusim kokën.
“Mos lejoni që këta banorë të flaken në rrugë. Ju lutem largoni forcat e policisë po provokojnë banorët. Kemi 24 orë në 24 që nuk flemë dhe ruajmë banesat. Ndihmonani, zoti Kryeministër, President, PS, PR, PD na ndihmoni. Duam vetëm një shtëpi ku të fusim kokën.”- thotë banorja duke shtuar se zgjidhja më paqësor është të “na fusni kokën në shtëpi, sepse nëse dalim këtu s’kemi ku të shkojmë.”

FAMILJARËT KONFLIKT VERBAL ME PRONARIN E TOKËS
Ora 10 : 30 Pronari i tokës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe u kërkon që të lirojnë banesat dhe po ruhet nga policia private. "Në Gjyq i kam hedhur unë për lirim objekti. Kam dokumente ligjorë që jam pronar i 1089 metra katror tokë. Shkoni te shtëpia juaj. Lironi shtëpitë, apo do më vini gjobë. “- thotë pronari, djali i familjes Qinami, Skerdi Qinami.
Ndërkohë që familjet pretendojnë se janë vendosur në këto banesa që në 1990 me autorizim shtretëror në këto banesa, dhe toka është shpronësuar që në 1939 për tu kthyer në aeroport”.
Qinami kërkon zbatimin e titullit ekzekutiv. "Dua të zbatohet ligji. Unë me banorët kamë bërë të gjitha përpjekjet, dhe kam pësuar dhunë. Dhe pasi do liroj pronën do e ruaj me polici private.”- tha Qinami

Godina e ish-çerdhes, ku banojnë 12 familjet kërkohet t'u kthehet ish-pronarëve sipas aktit normativ të miratuar nga qeveri për kthimin e godinave të ish pronarëve. Familjet pretendojnë se ata janë banorë të ligjshëm të godinës e cila sipas tyre ishte godinë shtetërore dhe nuk ka fuqi akti normativ i qeverisë për lirimin e banesave të ish pronarëve. Ata pretedojnë se zonja Nadire Qinami dhe fisi i Xhepave, kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë, duke u bërë ish- pronarë, dhe për këtë prej 4 vitesh janë në proces gjyqësor me ta.
Banorët bëjnë apel për ndihmë pasi nuk kanë ku të shkojnë, ndërkohë që nuk mund të përfitojnë as kredi të butë nga bankat, si të pastrehë.

*Lajmi u publiku fillimisht në orën 09:00 dhe është në përditësim të vazhdueshëm

Redaksia online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)