Pas 15 vitesh zhvarrosja, Azem
Hajdari në Varrezat e Dëshmorëve

TIRANE - Në 15 vjetorin e vrasjes së Dëshmorit të Demokracisë, Azem Hajdari, eshtrat e tij do të zhvarrosen nga Varrezat e Sharrës për tu vendosur në “Varrezat e Dëshmorëve të Kombit”.
 
Lajmin e konfirmon bashkëshortja e tij, Fatmira Hajdari, e cila tregon për A1 Report disa nga detajet e ceremonisë.
 
Më datë 11 shtator do të bëhet zhvarrimi i eshtrave te Azemit, të cilat do të dërgohen në komisiaratin më të afërt, tek komisariati nr. 3.

Eshtrat do të lihen në komisarit deri në orën 08.30 të datës 12 shtator, ditë kur mbushen 15 vjet nga ekzekutimi i tij. Më pas, ato do të dërgohen në ambiëentet e Muzeut Kombëtar, ku në orën 09.30 do të nisin homazhet në nderim të Azem Hajdarit.
 
E veja e Azem Hajdarit thotë se të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni homazh e cila do të mbyllet në orën 12:00 ku eshtrat do të dërgohen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, aty do të  kryhet rivarrimi.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 dhe vdekja e tij u cilësua si një prej humbjeve më të mëdha të demokracisë në Shqipëri. Shkrimtari Ismail Kadare e konsideroi vrasjen e Azemit si "vrasja  e shekullit". Në vitin 2002, Azem Hajdari u dekorua nga Presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu, me urdhrin "Nderi i Kombit". Në 50-vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit, Presidenti Bujar Nishani, në një ceremoni në ambjentet e Presidencës, nderoi Hajdarin me "Urdhërin e Flamurit Kombëtar". Gjithashtu ai më parë është dekoruar edhe urdhrin "Gjergj Kastriot Skënderbeu".


Rekdasia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri