Pas 15 vjetësh gjen fëmijët e
fotografisë së luftës në Kosovë

Pas 15 vjetësh gjen fëmijët e<br />fotografisë së luftës në Kosovë
Fëmijë që bartin një fishek të madh granate sikur të kishin në duar një qese me sheqerka. Është një fotografi kjo e bërë në vitin 1998 nga Peter Burckhard i organizatës Humanright Watch.

Kjo fotografi qe bërë njëlloj ikone e luftës së Kosovës dhe qe shpërndarë në gjithë botën, për të mbledhur ndihma për Kosovën.  

I tërhequr nga kjo fotografi dhe i motivuar nga pyetjet si: “Kush janë këta fëmijë? A i kanë mbijetuar luftës dhe çfarë bëjnë ata sot?”, Adrian Weickart ka udhëtuar disa herë në Kosovë dhe ka gjetur 15 vjetë pas koha kur është bërë fotografia në fjalë, fëmijët e fotografisë. Sot ata janë të rinj, tashme të rritur, ndërsa Adrian Weickart ka shfrytëzuar rastin, që me ta të zhvillojë një intervistë.

Nga kjo ka lindur ekspozita “Kinder im Kosovo” (Fëmijët në Kosovë), që mund të vizitohet nga 9 deri më 13 shtator në INSA Haus, në Erfurt, shkruan today.de.

Weickart me ekspozitën e tij dëshiron të luftojë kundër harresës dhe ta bëjë të qartë se të rritesh në paqe, sikur rriten fëmijët sot në Gjermani, nuk është diçka e vetëkuptueshme.

Ministrja gjermane për Çështje Evropiane, Marion Walsmann e ka vizituar ekspozitën dhe ka dëgjuar shpjegimet e autorit të saj, Adrian Weickart.

Marrë nga Albinfo

Redaksia Online
(Magdalena Alla/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët