Duhej të vinte Paolo VanoliFiorentina të rregjistronte fitoren e parë në Seria A në javën e 4-t të kampionatit. 150 milionë eurot e shpenzuara në merkato ishin kthyer në stres për klubin, që largoi trajneri Fabio Grosso dhe menjëherë fitoi 2-4 me përmbysje kundër Venezia-s. Skënën në ndeshjen e parë të javës së 4 e rrëmbeu talenti Franco Mastantuono, i cili realizoi ‘tripletë’, duke u bërë futbollisti i parë i huaj që realizon kaq gola në moshën 19 vjeç e 28 ditë.

Futbollisti i huazuar nga Real Madrid fillimisht barazoi golin Adams, ndërsa brenda pak sekondash përmbysi shifrat për ‘vjolët’. Në minutën e 84 Mastantuono realizoi golin e 4-t për ekipin, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe sulmuesi Pellegrino i blerë nga Parma për më shumë se 20 milionë euro. Pas fitores trajneri Vanoli u shpreh se ‘pranoi të rikthehej pasi skuadra, me përbërjen që ka, më emocionon’.