E njohur si një ndër segmentet rrugore më problematike, rruga “Ramize Gjebrea”  në Vlorë pas më shumë se 2 dekadave ka marrë rrugën e zgjidhjes. 

Brenda disa ditësh pritet të përfundojë asfaltimi total i këtij segmenti rrugor.  Kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar, Dritan Leli  ka inspektuar punimet  nga ku është shprehur se pas asfaltimit rruga do të pajiset me të gjithë elementet e sigurisë rrugore, ndërsa do t’i japë zgjidhje përfundimtare shqetësimit të vazhdueshëm të komunitetit të zonës.

Investimi në këtë rrugë konsiderohet një prej veprave infrastrukturore më madhore në qytetit e Vlorës, e cila është njëkohësisht një nga rrugët kryesore të unazës së madhe të qytetit.