TIRANË- PD e LSI dy vite e gjysmë më parë zgjodhën të linin jetën parlamentare dhe të vijonin betejën jashtë institucioneve. PD si udhëheqësja e koalicionit u ndoq pa hezitim nga aleatja më e madhe, LSI dhe partitë e tjera opozitare. Megjithatë, rikthimi në tempullin e ligjvënësve gjen në pozita të tjera partitë opozitare.
Partia Demokratike, LSI dhe aleatët futen të premten në parlament, pa zhvilluar asnjë mbledhje mes tyre për të dakordësuar një strategji opozitare të përbashkët.
PD nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje paraprake as me deputetët e saj, por pritet që mëngjesin e së premtes demokratët të zhvillojnë një takim në seli, përpara se t’i bashkohen deputetëve të tjerë në parlament. Selia blu është shprehur qartë me anë të udhëheqësit të saj, se pas 10 shtatorit do të përqëndrojë energjitë te propozimi i një sërë ndryshimesh ligjore e kushtetuese. Report Tv ka mësuar se draftet paraprake për reformim zgjedhor e territorial, do të nisin të propozohen që në tetor.
Pavarëisht retorikës politike e debateve që do të prodhojë nga foltorja, gjasat janë që PD në parlament të tregohet konstruktive. Ashtu sikurse ka pohuar vazhdimisht, Sali Berisha do të jetë prezent në seancën e parë plenare.
LSI ndonëse ndryshe nga PD pranoi se gaboi në djegien e mandateve, nuk është shprehur lidhur me qëndrimin që do të mbajë në parlament. 4 deputetët e saj nuk kanë zbuluar nëse do ta mbështesin partnerin demokrat në ndryshimet që do të propozojë. Megjithatë nëse do të dojë të bëhet vetë nismëtare e ndryshimeve ligjore, LSI-së i duhet ndihma e PD për të formuar grupin parlamentar. Po ashtu edhe aleatët të cilët një ditë më parë, u dakordësuan mes tyre për një grup të përbashkët, të cilit Lulzim Basha duhet t’i dhurojë po ashtu deputetë.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.5%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 735
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha i përgjigjet Ramës: Amnistia e të korruptuarve tregoi kush e do drejtësinë! Kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën... (VIDEO)
30 Mars, 19:32
-
Basha ironizon Ramën: Pasaportën europiane e ka fiks si fluturimet Londër–Kukës! Pa ndëshkim të korrupsionit qeveritar, s’ka integrim në BE
30 Mars, 19:06
-
'Koalicioni Euroatlantik, në krah të SPAK', Basha me emigrantët në Londër: Pyetja pse ikin shqiptarët ka të njëjtën përgjigje, ku i ke shokët Rame? 7x7 = 313
30 Mars, 18:25
-
Vrasja e Stiven Toshkesit pas sherrit për një vajzë, 18 vite burg për autorin
30 Mars, 17:07
-
Tiranë/ Sherr i dhunshëm, 3 persona dhunojnë fizikisht 39-vjeçarin, lëndohet një 29- vjeçar që ndërhyri
30 Mars, 14:47
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
‘Ai nga i cili isha frymëzuar...!’ Rama ironizon përsëri Berishën me bufin e kënetës me maska dhe një ‘Joker’: Më sulmoi si armik në mënyrë të pandershme! (VIDEO)
30 Mars, 14:22
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
‘Piktori 2 metra i gjatë i urren të rinjtë!’ Berisha sjell Doris Pack për tryezën e ‘kthimit të rinisë në atdhe’, por fjalimet mbahen të gjitha në anglisht: Do rihapim TikTok!
30 Mars, 13:36
-
Katalogu/ Dalin pamjet e 301 pronave të krimit të sekuestruara! 13 pasuritë e Jamarbër Malltezit 17 milionë euro! Vilat e Ahmetajt, Kryemadhit e Ervis Martinajt
30 Mars, 13:23
-
Tiranë/ Eksperienca unike e makinave, ndahen çmimet e eventit të madh të automobilizmit
30 Mars, 13:19
-
Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje
30 Mars, 11:40