TIRANË – Arrestohen në Tiranë, me duart brenda në sahatet e energjisë, dy të ashtuquajtur elektricistë të ÇEZ-it. Ata manipulonin sahatët e energjisë elektrike prej dy vjetësh kundrejt shumës 15-20 mijë lekë.
Në kuadër operacionit policor te koduar “Elekrtiçistët” u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Mark Uka, 52 vjeç dhe Bashkim Gashi, 58 vjeç të dy banues në Tiranë.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, duke u prezantuar si inspektorë të kompanisë ÇEZ Shpërndarje – detyrë të cilën e kanë ushtruar deri në korrik të vitit 2012, u kërkonin dhe u merrnin qytetarëve të ndryshëm, shumën nga 15 mijë deri në 20 mijë lekë për t`i bërë të mundur ndërhyrje të paligjshme në aparatet matës të energjisë elektrike pranë banesave të tyre, në mënyre që shuma që do paguhej të ishte më e ulët se vlera e konsumit real.
Këtë veprim autorët e kanë kryer në disa raste dhe në mënyrë të përsëritur gjatë dy viteve të fundit.
Autorët u kapën në flagrancë në zonën e Kombinatit, ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan mjete pune për ndërhyrje në sistemin energjitik dhe një sasi lëkësh, e përfituar nga veprimtaria e paligjshme. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe personave të tjerë që dyshohen se mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com