TIRANE - Zhbllokohet situata e gjykimit të Dritan Dajtit, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, sot, ka vendosur t'i zhvillojë seancat pa praninë e avokatëve. Edhe sot, seanca u shty për mungesë të avokatëve si dhe të dëshmitarëve.
Më 3 prill, pas më shumë se 207 seancash gjyqësore, Gjykata e Krimeve të Rënda është dorëzuar dhe ka vendosur të njoftojë, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në cilësinë e kryetarit të KLD, nënrkyetar i KLD-së, Elvis Cefën dhe Ministrin e Drejtësisë Eduart Halimin si dhe kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simoni për zhbllokimin e këtij procesi.
Seancat për Dritan Dajtin janë shtyrë pambarimisht për shkak të mosparaqitjes së avokatëve mbrojtës, të caktuar kryesisht ndërsa vetë i pandehuri.
Dritan Dajti ndodhet në burg akuzohet për vrasjen e Saimir Duckollari, Kastriot Feska, Fatos Xhani e Altin Dizdari gjatë një aksioni policor për arrestimin e tij në Durrës, në gusht të 2009-ës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gjyqet e pambarimtë ndaj Dritan Dajtit