Pas 25 qershorit nis shfaqjet
në kinematë italiane

Pas 25 qershorit nis shfaqjet<br />në kinematë italiane
TIRANE- Filmi shqiptar “Bota” nga data 25 qershor do të nis shfaqjet në kinematë italiane. Filmi “Bota” shkon në Romë pas shumë pjesëmarrjeve në festivale dhe çmimeve ndërkombëtare. Në këtë film me skenar dhe regji të Iris Elezit e Thomas Logorecit, interpretojnë aktorët Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Erand Sojli, Guljelm Radoja dhe Alban Ujkaj.

Në qendër të filmit është personazhi Juli që ka punon në një kafene dhe kujdeset edhe për gjyshen e sëmurë. Problemet financiare e bëjnë atë të ëndërrojë të largohet nga Shqipëria. Ngjarjet zhvillohen në një rajon të pazhvilluar, të harruar, ku gjatë regjimit dictatorial përdorej për ndëshkimin e armiqve të regjimit ku internoheshin familjet e tyre. Filmi “Bota” në festivalin ndërkombëtar të filmit në Çeki, “Karlovy Vary” u shpall fitues në programin “East of the Ëest”.

Filmi me produksion kosovar, shqiptar dhe Italian çmimin “Fedeora”. Filmi me kohëzgjatje prej 100 minutash është produksion i kompanisë “Era Film”, është bashkëfinancuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë, Ministria e Kulturës në Itali dhe Qendra Kinematografike e Kosovës. Projekti i filmit “Bota”, i aprovuar për financim në vitin 2011 nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ka marrë edhe mbështetjen e “Eurimages”. Në mars të këtij viti filmi ishte pjesëmarrës edhe në “Sofia International Film Festival”, që zhvilloi edicionin e 19 -të.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji