Pas 26 vitesh, rinis ndërtimi i
traverbankut Klos-Bulqizë

Pas 26 vitesh, rinis ndërtimi i<br />
traverbankut Klos-Bulqizë
BULQIZE- Një projekt i nisur 26 vite më parë për ndërtimin e një tuneli nëntokësor që lidh impiantin e përpunimit të kromit në Klos të Matit më minierën e Bulqizës, dhe i lënë përgjysmë është vënë në zbatim.
 
Hapja e traverbankut Klos-Bulqizë është një projekt i kompanisë “Albchrome”, e cila operon në sektorin minerar në vend.
 
Ky traverbank do të realizojë transportin e mineralit të kromit nga miniera e Bulqizës në impiantin e përpunimit tij në Klos të Matit nëpërmjet një rrjeti nëntokësor hekurudhor, duke ulur ndjeshëm kohën dhe shpenzimet e transportit.
 
Ndërkohë, hapja e traverbankut shmang mundësinë e përmbytjeve nga uji të galerive të minierës nga niveli i pestë e sipër.
 
Në ceremoninë e nisjes së punimeve për këtë traverbank ishin të pranishëm drejtues të kompanisë “Albchrome”, të Ministrisë së Ekonomisë dhe drejtues të pushtetit vendor e lokal.
 
Administratori i “Albchrome”, Luan Saliaj, ndërsa vlerësoi impaktin që ky investim do të këtë në zhvillimin e kësaj zonë, theksoi se shumë shpejt parashikohet fillimi i punimeve për projektin, që do t’i sigurojë jetëgjatësinë minierës së Bulqizës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim