Hapet tregu i rikonstruktuar i Rusit në Shkodër, investimi 36.6 mln lekë! Tregtarët: Të kënaqur

Kjo e diel e 15 dhjetorit ashtu siç ishte paralajmëruar nga kryebashkiaku Benet Beci, ka shënuar edhe hapjen e tregut të rikonstruktuar tërësisht të tregut të Rusit.

Një investim modern që ka sjellë përmirësime të dukshme të kushteve të tregtimit. Pas 30 vitesh në kushte të papërshtatshme dhe larg standardeve higjeno-sanitare, tregtarët dhe qytetarët shprehen të kënaqur me ambientet moderne dhe funksionale, investim i cili ka qenë shumë i nevojshëm. Ata kanë falënderuar kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, për përkushtimin dhe realizimin e shpejtë të këtij projekti cilësor.

‘Jemi rregulluar më në  fund, falenderojmë shumë kryetarin, kemi pasur kushte shumë të vështira më parë, as në Somali nuk kanë qenë kushtet si kanë qenë këtu’, tha një tregtare.

‘Ndryshim si nata me ditën, ka qenë për faqe të zezë’, tha një tjetër.

‘Kam 30 vite që e bëjë këtë punë dhe kurrë s’kemi qenë më mirë. Jemi të kënaqur’, tha një tjetër

Tregu i Rusit, kap shifrën e 36.6 milion lekëve, si bashkëfinancim i Bashkisë Shkodër dhe AZHBR. Rikonstruksioni i këtij tregu shërben për përmirësimin e kushteve të tregtimit sipas standardeve për shitësit dhe blerësit e produkteve, duke krijuar një ambient funksional dhe higjenik si dhe duke siguruar mbrojtjen nga faktorët atmosferik.

Me anë të këtij investimi tashmë është bërë i mundur ndërhyrja në sistemimin e sheshit, ndërtimin e mbulesës së markatës, ndriçimi i tregut, ndërtimi i moduleve të reja për tregtarët ambulant, përmirësimi i kushteve të tregtimit dhe ruajtja e produkteve deri në tavolinën e konsumatorit.

Afatet për përfundimin e këtij investimi kanë qenë 12 muaj por pas ndërhyrjes së kryebashkiakut Benet Beci investimi është përfunduar në një kohë rekord prej 5 muajsh, me qëllim që tregtarët të riktheheshin në vendet e tyre për ti shërbyer konsumatorëve edhe në këto ditë festive të dhjetorit.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Zyrat e Vettingut dhe Komisionerit Publik i merr SPAK nga 1 Janari 2025! Kompetencat në dorën e Altin Dumanit

VKM e Qeverisë/ Zyrat e Vettingut dhe Komisionerit Publik i merr SPAK nga 1 Janari 2025! Kompetencat në dorën e Altin Dumanit