Shfaqja e fundit me kukulla në Gjirokastër ishte dhënë në fund të vitit 1991, ndërsa sot rikthehet për një brez të ri.

Kanë kaluar 34 vite pa teatrin e kukullave, ndaj shfaqja është risi jo vetem për fëmijët por dhe për prindërit që nuk e kanë përjetuar këtë formë të artit skenik.

Pikërisht për këtë arsye, rihapja e Teatrit të Kukullave shihet si një ngjarje e rëndësishme në qytet.

Aktualisht, shfaqjet po jepen me rastin e festave të fundvitit, ndërsa në vijim fëmijët e çerdheve, kopshteve dhe shkollave do të kenë mundësi të ndjekin shfaqje çdo fundjave.

Teatri synon të ofrojë një program të dedikuar për të vegjlit, duke u shndërruar në një pikë të rëndësishme kulturore dhe edukuese për familjet gjirokastrite.