Pas 4 ditësh në flakë, është shuar vatra e zjarrit në landfillin e Bushatit.
Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se u krye shuarja e plotë, izolimi i vatrës dhe shmangia e rreziqeve për komunitetin.
“Mirënjohje e thellë për të gjithë efektivët dhe çdo person që u angazhua pa u ndalur për shuarjen e zjarrit në landfillin e Bushatit.
Falë përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhur në terren, u bë e mundur shuarja e plotë dhe izolimi i vatrës së zjarrit si dhe shmangia e rreziqeve më të mëdha për komunitetin.
Faleminderit nga zemra për çdo sakrificë dhe çdo orë pune në shërbim të qytetarëve”, shkruan Shkreli.
Deri më tani nuk rezulton që të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, shpjegon drejtori i kompanisë së menaxhimit të fushës së mbetjeve.
“Gjej rastin t’u kërkoj ndjesë banorëve të zonës që janë prekur nga situata e ajrit në këtë moment”, thotë Kujtim Prifti.
Deri më tani nuk rezulton që të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, vijon ai.
Zjarri kishte rënë që të dielën, por situata u normalizua disi dje për shkak të reshjeve, ndërsa ishte riaktivizuar sërish gjatë ditës së sotme.
Komente









