Një 17-vjeçar në Bulgarec të Korçës është plagosur me thikë gjatë një sherri mes të rinjsh.
Sipas të dhënave, zënka ka ndodhur për motive banale në një lokal në fshat, ndërsa është kapur edhe autori nga policia. Autori mësohet se është rreth 18 vjeç dhe është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Korçës.
I plagosuri ndodhet në spital pasi ka marrë plagë në trup, në pjesën poshtë krahut. Gjendja e tij është stabël dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










