Kryefjala e futbollit spanjoll është Lionel Mesi, i cili grumbullohet me Barcelonën pas 58 ditësh mungesë si pasojë e një dëmtim muskulor.
Argjentinasi është grumbulluar nga trajneri Martino për ndeshjen e Kupës së Mbretit përballë ekipit të Gedafes.
Rikuperimin e sulmuesit e ka pritur mjaft mirë trajneri argjentinas , i cili në një konferencë shtypi u shpreh mjaft entuziast duke deklaruar se” Leo u bashkua me grupin në stërvitje.
Nëse luan shpresoj që të shënojë, ashtu siç bëri edhe në ndeshjen e fundit kundër Getafes. Mesi na jep shumë besim dhe na ndihmon të rritemi të gjithë.
Kur ai zbret në fushë të gjithë ndihen më të sigurtë por kemi edhe më shumë opsione. Duhet t’i japim rëndësinë e duhur Kupës dhe do të kërkojmë kualifikimin për në raundin tjetër.
Më pas do të mendojmë për ndeshjen me Atleticon e Madridit. Simeone ka bërë një punë fantastike te Atletico Madrid. Ai ka ndërtuar një model të ri në atë skuadër.
Atletico është rritur shumë që prej mbërritjes së tij dhe kjo është një gjë fantastike” përfundoi Tata Martino.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com