Pas 8 vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë, më në fund, një marrëveshje divorci

Pas 8 vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë, më në fund, një marrëveshje divorci

Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt dhe Angelina Jolie ishin, për një kohë të gjatë, një nga çiftet më të kërkuar në Hollywood dhe në botë. 12 vite së bashku, ata patën një nga historitë më mediatike të dashurisë në industrinë e filmit. Mirëpo, në vitin 2016 martesa mes tyre u prish, jo ligjërisht, për shkak të padisë së divorcit të bërë nga aktorja.

Jolie akuzoi Brad Pitt se kishte dhunuar një prej fëmijëve të tyre dhe se kishte goditur një tjetër, si dhe kishte derdhur birrë dhe verë mbi ta, gjatë një debati në një avion privat. Që atëherë, dy aktorët janë përfshirë në një betejë të fortë ligjore dhe më në fund duket se po shohin dritën në fund të tunelit.

Sipas James Simon, avokatit të Angelina Jolie, për revistën People, aktorja dhe Brad Pitt do ta mbyllin vitin në paqe, pasi kanë arritur një marrëveshje për të finalizuar divorcin.

“Më shumë se tetë vjet më parë, Angelina bëri kërkesë për divorc nga Pitt. Ajo dhe fëmijët lanë të gjitha pronat që kishin ndarë me zotin Pitt,” tha ai.

“Që atëherë, ajo është fokusuar në gjetjen e paqes dhe shërimit për familjen e saj. Kjo është vetëm një pjesë e një procesi të gjatë që filloi tetë vjet më parë. Sinqerisht, Angelina është e rraskapitur, por ajo është e lehtësuar që kjo pjesë ka mbaruar”, thuhet në deklaratën nga avokati.

Në këtë mënyrë, siç ka bërë me dije ekipi ligjor i Angelina Jolie, çifti ka nënshkruar marrëveshjen e divorcit të hënën, më 30 dhjetor 2024.

Pavarësisht se prej shumë vitesh jetojnë të ndarë, tani janë zyrtarisht të ndarë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet