‘Pas 8 vitesh doja një sfidë të re’, Koulibaly: Mund të isha futbollist i Chelsea-s që në 2016

‘Pas 8 vitesh doja një sfidë të re’, Koulibaly: Mund të isha futbollist i Chelsea-s që në 2016

Futbollisti i Chelsea Kalidou Koulibaly

‘Në Napoli të gjithë më njihnin, isha i lumtur, por pas 8 vitesh më duhej një sfidë e re,’-nis rrëfimin Kalidou Koulibaly për faqezn zyrtare të Chelsea-s pak ditë pasi kompletoi kalimin nga Napoli për më shumë se 40 milionë euro. ‘Sapo më telefonoi Chelsea nuk hezitova, por mund të isha transferuar këtu që në 2016,’-vijon ai.

Ish-lojtari i Napolit ndalet te orët vendimtare që e bënë të vishte fanellën e Chelsea-s: “Doja të kaloja ekzaminimet mjekësore dhe të shkoja në turneun parasezonal në Amerikë sa më shpejt të ishte e mundur, por këto gjëra kërkojnë pak kohë. Shumë shkresa për të rregulluar këtë situatë. Bëja shumë ecje në hotel për të vrarë kohën, në pritjë të dritës jeshile! Fola shumë me trajnerin dhe familjen time dhe jam shumë i lumtur sepse une mora një vendim të rëndësishëm.”

Në dhomën e re të zhveshjes, Koulibaly do të gjejë dy të njohur njohur si Jorginho dhe Mendy: "Unë flas shumë me të dy. Jorginho më shkruajti duke më pyetur nëse doja të vija te Chelsea. Në atë kohë nuk isha i sigurt, pasi nuk e dija nëse më donin, por sigurisht i bëna të ditur se do vija më kënaqësi. Po kështu edhe me Edou. Ai më pyeti dhe unë i thash shihemi së shpejti. Jam shumë i lumtur që e nis këtë udhëtim emocionues”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur