TIRANE- Kalvari i gjatë lidhur me tjetërsimin e 48 hektarëve tokë në afërsi të Plazhit të Gjeneralit, ku përfshihej ish kreu i AKKP Tunxh Vatnikaj dhe 6 të tjerë, përfundoi në vitin 2012 pas 97 seancash gjyqësore me pafajësinë e të akuzuarve.
Pas 97 seanca gjyqësore, Gjykata e Shkallës së Parë shpalli të pafajshëm shtatë të pandehurit, për të cilët prokuroria e Tiranës në pretencën e saj kërkoi dënimin me nga 1.5 deri në 2 vjet burg si dhe me 10 milion lekë të vjetra për secilin nga të pandehurit. Ish-drejtori Tunxh Vatnikaj, juristi Ali Aliu, biznesmeni Alban Xhillari, topografi Fatos Xhuzi, Gjergji Hysko, Alma Shehu si dhe Petrit Kullulli, u shpallën të pafajshëm pasi sipas vendimit ata gjatë kryerjes së detyrës nuk kanë falcifikuar asnjë dokument, prej të cilit më pas do të tjetërsoheshin pronat në zonën bregdetare të Gjirit të Gjeneralit.
/Shqiptarja.com