Pas akordit me Suedinë, Kombëtarja luan miqësoren e dytë të marsit në Itali

Pas akordit me Suedinë, Kombëtarja luan miqësoren e dytë të marsit në Itali

Kombëtarja

Federata Shqiptare e Futbollit bëri dje me dije se Kombëtarja do luajë një test miqësor me Suedinë në Stockholm më 25 mars. Dueli i "Friends Arena" vjen si përgatitje e finaleve të Euro 2024 që do mbahet në Gjermani nga 14 qershori - 14 korrik të këtij viti.

Veç sfidës me Suedinë, në FSHF po diskutojnë detajet e fundit edhe me një tjetër kundërshtar, po për muajin mars dhe bëhet fjalë për datën 18 ose 19 të atij muaji.

Fjala është për Kilin, kombëtaren nga Amerika Latine. Një miqësore e tillë do ishte e para për tanët, që duket se kanë gjetur akordin. Në Kili kanë prezantuar trajnerin e ri dhe Ricardo Gareca do marrë një duel miqësor që do zhvillohet në Itali.

Qyteti dhe data ende nuk janë dakordësuar, teksa një lajm të tillë e konfirmoi për mediet kreu i Federatës së Futbollit të Kilit, Pablo Milad.

"Po rregullojmë detajet me Shqipërinë, do të luhet në Itali. Nuk është ende përfundimtare, por është një përqindje shumë e lartë. Ne jemi duke përpunuar detajet, duke përcaktuar se në cilin qytet do të luajmë në Itali, por negociatat janë avancuar”, u shpreh Pablo Milad.

Kili do të luajë kundër Francës më 26 mars një takim miqësor dhe para tij kërkon një tjetër sfidë. Kujtojmë se kuqezinjtë e Sylvinhos janë shortuar në grupin B të Euro 2024 dhe kanë si kundërshtar Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Rama u kujton bashkëatdhetarëve: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë 'Krenar për Shqipërinë'

Rama u kujton bashkëatdhetarëve: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë 'Krenar për Shqipërinë'