Pas ‘Apostullit’, Ikonomi sjell Fan Nolin ‘Rebel’! ‘Tri jetët e zotit P”, një roman për dashurinë për pushtetin! ‘Vegjetariania’ e nobelistes Han Kang

“Rebeli” Fan Noli nga Ilir Ikonomi, “Tri jetët e zotit P.” nga Virgjil Muçi, dhe “Vegjetariania” e nobelistes Han Kang janë titujt që sugjeron “Report TV” këtë fundjavë në rubrikën “Në Librari”.

PAS “APOSTULLIT”, IKONOMI SJELL NË TIRANË FAN NOLIN “REBEL”

Titulli: Rebeli

Autori: Ilir Ikonomi

Shtëpia botuese: UET Press

Çmimi: 1900 lekë

Një tjetër vëllim i rrallë e befasues për jetën e Fan Nolit. Pas librit “Apostulli”, autori Ilir Ikonomi, ish-gazetar i Zërit të Amerikës, vjen në Tiranë me një tjetër vëllim shterrues për Fan Nolin, me titull “Rebeli”. Edhe kësaj here, Ikonomi nuk zhgënjen, duke na dhënë një tjetër rrëfim interesant dhe të freskët për jetën e Fan Nolit në “folenë e grerëzave”, siç e quan autori xhunglën e politikës shqiptare të fillimviteve 1920. Libri sjell një mori detajesh të reja për Fan Nolin, që lexuesi i zbulon faqe pas faqeje, në këtë përshkrim të rrallë dhe befasues të njërës prej figurave më erudite dhe aktive shqiptare të shekullit të kaluar.

“TRI JETËT E ZOTIT P.”, NJË ROMAN PËR DASHURINË PËR PUSHTETIN

Titulli: Tri jetët e zotit P.

Autor: Virgjil Muçi

Shtëpia Botuese: Dituria

Çmimi: 1500 lekë

Numri i faqeve: 272

“Tri jetët e zotit P.” është një roman për dashurinë. Dashurinë e pakufishme dhe të patjetërsueshme të një njeriu për pushtetin mbi qeniet njerëzore në shprehjen e vet më të plotë, jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht. Edhe pse produkt i fantazisë dhe i trillit artistik, ky roman duhet këqyrur si një autopsi e shpirtit njerëzor, ngase ashtu si të gjitha autopsitë synon të nxjerrë në dritë të diellit të keqen e padukshme që fshihet nën epidermë.

NOBELISTJA HAN KANG NË SHQIP ME LIBRIN “VEGJETARIANIA”

Titulli: Vegjetariania

Autor: Han Kang

Shtëpia botuese: Onufri

Çmimi: 1000 lekë

Numri i faqeve: 196

Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit, “Vegjetariania” i autores koreane Han Kang është vlerësuar nga kritikët në mbarë botën dhe ëshët fitues i çmimit “Nobel” në letërsi dhe më herët i “Man Booker Prize”. Ky roman është një rrëfim Kafkian me një alegori të errët për pushtetin, maninë dhe luftën e një gruaje për t’u çliruar nga dhuna jashtë dhe brenda saj.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?