KORCE- Arben Goro, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një efektivi policie, është arrestuar sapo ka dalë nga qyteti i Korçës. Arratia e Goroës ka zgjatur vetëm një orë, ndërkohë që prangosja e tij është bërë në segmentin rrugor Dishnicë-Devoll. Për pak metra ai do të kishte shkuar në shtëpinë e tij, po të mos ishte kapur. Policia tha se është arrestuar nga policia në aksin Dishnicë–Devoll. Artur Gora ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Ford” për në drejtim të banesës së tij, teksa është ndaluar nga një postobllok i Policisë i ngritur enkas për këtë qëllim. I arratisuri ka pretenduar se automjetin e ka marrë si taksi, por Policia ka kryer edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit. Në një njoftim të mbrëmshëm, Policia e Shtetit tha se po vijon aksionet për gjetjen dhe kapjen e 6 personave të tjerë që janë arratisur dje pasdite nga burgu i Drenovës. Fotografitë e tyre u janë shpërndarë të gjitha shërbimeve policore në terren dhe shumë shpejt do të shpërndahen edhe për publikun e gjerë.
I morën Benzin kryeplakut “Kishte naftë vetëm për 4 km”
Policia ka mundur të zbulojë se një prej të arratisurve i ka rrëmbyer makinën tip “Benz” kryeplakut të fshatit Qatrom, Myfit Ustalli. Ai tha se “Nuk u kacafyta, ishte vetëm një person. Makina nuk kishte shumë karburant dhe ai mund të shkonte deri në Maliq. Kishte naftë vetëm për 4 km. E kisha makinë private që e përdorja për punët e mia personale”. Ai u shprej se “Unë ndalova se mendova se ishte patrullë policie, ishte një person, nuk më terrorizoi.
Ndalova sepse për momentin kishte shumë makina të tjera të ndaluara. Nuk më drejtoi armën, arma ishte tip automatiku, nuk i kushtova shumë rëndësi sepse mendova se ishte policë, sepse ishte i veshur përafërsisht me uniformë policie. Në makinë isha bashkë me djalin tim, në momentin që zbrita për të parë se përse makina e miqve të mi ishte ndaluar, personi më tha “zbrisni zbrisni” dhe morri makinën Benz me targa 0387 dhe u largua menjëherë”. Kryeplaku Ustalli ka denoncuar rrëmbimin e makinës pa ditur se kishte të bënte me një prej të arratisurive nga burgu i Drenovës.
Tahiri mbledhje me Naçon dhe Llallën
Në një mbledhje urgjente, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, zhvilluan një takim më Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Takimi urgjent kishte pikërisht në fokus këtë ngjarje të rëndë, pasi fillimisht u njoftua se bëhej fjalë edhe për të arratisur VIP, por që më pas u kryen verifikimet e informacionit. Krerët kanë koordinuar punën dhe pasi kanë instruktuar vartësit rreth operacionit masiv për kapjen e tyre, kanë përcaktuar edhe objektivat kryesore të punës, tashmë hetimore, për zbardhjen e kësaj çështjeje të rëndë.
Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com