Pas arrestimit të stafit, hetim
edhe ish-ministrit Ksera

Pas arrestimit të stafit, hetim<br />edhe ish-ministrit Ksera
TIRANË – Pas arrestimit dhe shpalljes në kërkim të dy ish-funksionarëve të Kserës, nga hetimet e prokurorisë në dokumentin e siguruar nga "A1Report" rezulton se ish-ministri Ksera kishte dijeni për çfarë ka ndodhur.

Sekretari i përgjithshëm, Murat Mehmeti më dt.30 prill i kishte dorëzuar një raport ministrit për procedurat e ndjekura, si dhe po më atë datë në emër të ministrit firmoste kontratën me një nga tre kompanitë.

Burime nga organi i akuzës për "A1Report" bëjnë me dije se hetimet janë ende të hapura, ku dhe vetë ministri Ksera mund të thirret për t'u marrë në pyetje nga grupi hetimor.

"ARREST ME BURG" NDAJ 4 DREJTUESVE TË MINISTRISË SË PUNËS
Të katër drejtuesve të Ministrisë së Punës, të akuzuar për korrupsion,  Gjykata e Tiranës iu ka lënë sot në fuqi vendimet e dhëna në mungesë “arrest me burg”.
 
Dy prej të arrestuarve dolën sot para gjykatës: ish – Shefi i Financës Ilir Ibrahimi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm Besnik Dema dolën sot para gjykatës.
 
Ibrahimi nuk pranoi të flasë, ndërkohë që avokati kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, ç’ka u kundërshtua nga prokurori. Ndërsa Dema kërkoi të lirohet, duke pretenduar se procedurat e tenderit janë në zbatim të ligjit dhe rregullores.
 
Dy të akuzuarit e tjerë janë shpallur në kërkim. Ata janë: Kleves Bitro, ish-Drejtori i Kabinetit dhe Murat Mehmeti.
 
Sipas prokurorisë, zyrtarët e Ministrisë akuzohen për “falsifikim të dokumenteve” pasi kanë paracaktuar një tender prej 20 milionë lekësh për një sport televiziv, i cili nuk është realizuar asnjëhërë. Lexo: Auditmi për spotet televizive
 

(Në foto: Dy ish-drejtuesit e shpallur në kërkim, Bitro dhe Mehmeti)

Redaksia Online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin