Pas arrestimit të Stresit, çfarë masash do të marrë PD ndaj Sali Lushajt?

 Pas arrestimit të Stresit, çfarë masash do të marrë PD ndaj Sali Lushajt?

Reperi Stresi me të atin, Sali Lushaj

“Stresi” nuk është i njohur vetëm si reper, por edhe si një militant i flaktë i Partisë Demokratike. Emri i vërtertë i “Stresit”, në fakt, është Arkimed Lushaj dhe ai është i biri i Sali Lushajt, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt dhe më besnikë të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Emri i Sali Lushajt del vazhdimisht edhe në përgjimet me Babalen dhe Fredi Alizotin, madje ky i fundit edhe ka fjetur në shtëpinë e Lushajt.

Tani, pyetja është e thjeshtë: fakti që një nga djemtë e njerit prej krerëve të Partisë Demokratike është kapur me pistoletë në dhomë dhe akuzohet për trafik droge e pjesëmarrje në një bandë kriminale, si do të justifikohet nga Basha, Berisha dhe nga gazetarët e tyre? Në rast se kërkohet dorëheqja si deputet për babain e Rexhep Rrajës për dhunën e ushtruar nga djali i tij, çfarë masash do të marrë Partia Demokratike ndaj Sali Lushajt për armën dhe drogën e trafikuar nga i biri? Ndërkohë që ditë për ditë kërkohet që politika të distancohet nga krimi, si mund të vazhdojë të bashkëjetojë në shtëpinë e PD-së babai i një trafikanti?

Dhe si shpjegohet heshtja mbi këtë argument e qindra gazetarëve, të cilët çdo ditë kërkojnë transparencë në marrëdhëniet mes politikanëve (të mazhorancës) dhe kriminalitetit, por më pas i mbyllin të dy sytë kur lidhjet me krimin prekin eksponentë të Partisë Demokratike? Dhe askush të mos guxojë të thotë se problemi qendron në atë, që mazhoranca ka pushtetin, pasi, po të mjaftonte ky parim, atëhere kjo do të thoshte se opozita nuk ka asnjë detyrim moral dhe mund të qendrojë edhe në duart e krimit. Opozita duhet të jetë më e mirë se ata që janë në pushtet per te merituar rotacionin.   

Në rast se Partia Demokratike me të vërtetë dëshiron t’i japë besueshmëri betejës së saj moralizuese, ajo nuk mund të qendrojë indiferente përballë arrestimit të Arkimed Lushajt: në rast se e bën këtë, thjesht jep provën se, në realitet, PD nuk ka ndryshuar, se beteja kundër krimit është vetëm një inskenim, në përpjekje për të përmbysur qeverinë dhe se, kur një ditë do të arinte të fitonte zgjedhjet sërish, qeveria dhe Parlamenti do të kontrolloheshin përsëri nga shumë “Lushaj” të tjerë, që i kemi njohur në kohën e Berishës dhe kundër të cilëve kurrë nuk është denoncuar ndonjë skandal, as nga politika dhe madje as nga pjesa më e madhe e mediave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 19/10/2018 08:45

    Sali Lushaj mbahet mend mire ne grushtin e shtetit me 14 shtator kur doli me tank neper tirane dhe beri terror, duhet ne pamje cfare fytyre e shpifur dhe e urryer eshte dhe me kete mburret Basha dhe Pd-ja kjo pra eshte pd-ja e sotme e mbushur me streser dhe lusher te urryer,,,,

    Përgjigju
  • Meti: 19/10/2018 08:15

    Ky shkrim dhe gjithe komentet pothuajse jane pa lidhje pasi ase Sali Lushaj dhe ase i bire Arkimed Lushaj,(Stresi sipase emrit Artistik), nuk kan lidhje me ecurine apo imazhin e PD, pasi te dy kane qene dhe jane simpatizante te nderuar te PD, dhe nuk kane qene asnjehere ne poste drejtuese si deputet ministra apo dhe ne funksione te tjera. Sejcili duhet te pergjigjet para ligjit per ato qe ben. Kjo analize do ishte me serioze te merrej me korrupsionin e krimin e organizuar nga piramida shtetrore deri ne baze, ku mistra deputet e familjare te tyre jane te lidhur me krimin, nga "Tyota Yaris", e Balles deri tek "Habilajt", e Tahirit.

    Përgjigju
    • populliiiiii: 19/10/2018 13:46

      qenke i vogel o meti , kur ke lindur para 2 apo 3 vjetesh ??? nqs fjala LLUM dhe DEGJENERIM do kishte forme fizike ,keta do ishin PD dhe LSI ... kane mbledhur per 27 vjet njerez si kta qe duhet ti peshtysh ne fytyr 3 here ne dite dhe prap e kan shuuuuum paaak

  • Proka: 19/10/2018 00:32

    Iku koha e Pd e dhje....ne fare Shqiperine, tradhtite qe bene ne kurrizin e Shqiptareve do ti ndjekin deri ne varre. Berisha e Basha mbeten si dy patat ne mjegull.

    Përgjigju
  • Erik: 18/10/2018 21:40

    Po Saliu ushtar eshte, s’eshte gjeneral qe te marrin ndonje mase? Ca do behet me Salianjin dhe Bashen thuaj qe e kishin Stresin simbolin e rezistences nga merrnin zemer per te rezuar Ramen me dhune?

    Përgjigju
  • Komentuesi: 18/10/2018 19:23

    As nuk kane per tju ndjere zeri fare e sigurt.

    Përgjigju
  • tonin: 18/10/2018 18:00

    do e bejne deputet

    Përgjigju
  • Bosi: 18/10/2018 16:12

    Kto jane me keq se ps 100 her hudhin gurin mcefin doren

    Përgjigju
  • Vlorë: 18/10/2018 15:59

    PD ti japi një tank Sali Lushajt dhe të bëj xhiro nëpër Tiranë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)