Pas ARRSH-së, banorët e Unazës së Madhe vërshojnë edhe në Bashki për të përfituar bonusin e qirasë

Pas ARRSH-së, banorët e Unazës së Madhe vërshojnë edhe në Bashki për të përfituar bonusin e qirasë

Bashkia e Tiranës

Pas protestës së dhunshme të një ditë më parë, në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar po vërshojnë të tjerë familje që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe dhe duan të përfitojnë nga bonusi i qirase dhe shpronësimet. Mësohet se 7 familje janë paraqitur në zyrat e njësisë për të aplikuar mbi përfitimin e bonusit të qerassh për tre vite, ashtu siç është ofruar nga qeveria për të gjithë familjet e prekura nga zhvillimi i projektit të Unazës së Madhe dhe që nuk dispononojnë dokumente pronësie. 

Ndërkohë që një pjesë e banorëve të udhëhequr nga Partia Demokratike po protestojnë, ku nuk kanë munguar edhe rastet e dhunës ndaj punonjësve të policisë, me dhjetëra familje i janë drejtuar zyrave të Bashkisë dhe ARRSH për të përfituar nga zgjidhja e dhënë nga Qeveria. 

I njëjti fluks banorësh ka qenë ditën e sotme dhe në zyrat e ARRSH, ku vetë ditën e sotme janë paraqitur 7 familje që kanë kërkuar informacion për plotësimin e dokumentacionit mbi përfitimin e shpronësimit të plotë për banesat e tyre, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Gjatë këtyre ditëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vijuar takime dhe të sqarojë shumicën dërrmuese të banorëve të zonës së Astirit, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe. Ata janë pritur personalisht nga drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, të cilët kanë marrë informacionin e duhur dhe janë sqaruar për hapat që duhet të ndjekin për t’u shpronësuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 23/11/2018 18:59

    Zbatimi i ligjit ndergjegjeson qytetaret ,per mos ndertime ne zona me interes publik . Ata banire jane ndertuar pa leje , Po kush i lejoi dhe nuk nderhyri qe atehere . Personat shteteror qe lane kaisin duhen denuar penalisht ndryshe shteti nuk mund te funksionoj si duhet . Nfersa per perdorimin politik duhet te mbahen qendrim i drejte per personat qe organizuan dhenen dhe jo vetem dhunuesut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja