KORÇE - Largimi i qeverisë Berisha tashmë ka bërë që të japin dorëheqjen edhe drejtuesit e institucioneve  të vendosur nga kjo qeveri. Këtë të hënë Prefekti i qarkut Korçë, Andrea Mano (foto) në një deklaratë për mediat ka komunikuar edhe dorëheqjen e tij nga drejtimi i institucionit.  

Sipas Manos, gjatë këtij 4-vjeçari zbatimi I ligjit ka qënë  motoja e punës së tij  dhe e stafit të tij .Sipas Manos largimi i tij ndodhi për arsye politike pasi ka pohuar Mano është pjesë e qeverisë Berisha dhe nuk mund të vazhdontë të drejtonte këtë inastitucion pas dekretimit të qeverisë së re.
 
Ndërkohë pasi ka konfirmuar  dorëheqjen Mano ka falenderuar ish kryeministrin Berisha për besimin dhe vlerësimin ndaj detyrës së lartë të  tij si dhe për qytetarët korcarë që kanë qënë bashkëpunues dhe vlerësues.
 
Gjithashtu Mano nuk ka mohuar se mund të jetë një nga emrat kryesor  në listën e kandidatëve për kreun e Partisë Demokratike në qarkun e Korcës. Ndërsa ka mohuar se emri I tij do të jetë kandidat për kryetar bashkie pasi dy vjet më parë ka shtuar Mano ka kandiduar për kryetar bashkie dhe qytetarët korcarë e dhanë verdiktin e tyre.

Edhe Prefekti i Beratit, Bujar Hoxhaj dha dorëheqjen.


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)