Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, duket se do të bëhet baba për herë të katërt, pasi është zbuluar se e dashura e tij, Georgina Rodriguez është shtatzënë.

Ronaldo është fotografuar nga paparacët duke shëtitur me të dashurën e tij, ndërkohë që vihet re se modeles 22-vjeçare, tashmë i është fryrë edhe barku. Prej disa kohë, në tabloide qarkullonte lajmi se Rodriges së shpejti do të bëhej nënë.

Gjatë kësaj jave ylli i Portugalisë ka pritur binjakë e tij dhe me shumë mundësi brenda këtij vitit familjes së CR7-tës, do t’i shtohet edhe një pjesëtar i ri.

Përveç dy  binjakëve që kanë ardhur në jetë gjatë kësaj jave, 32-vjeçari ka dhe një djalë tjetër 6-vjeçar, Cristiano Ronaldo Jr. Për 6-vjeçarin Ronaldo ka kujdestarinë e plotë, ndërkohë që emri i nënës së tij nuk është bërë kurrë publik.

[gallery]22996[/gallery]

(D.T/Shqiptarja.com)