
Presidenti indonezian Joko Widodo thotë se i ka dërguar një mesazh udhëheqësit ris Vladimir Putin, një mesazh nga Volodymyr Zelensky.
Widodo u takua dje me presidentin ukrainas në një vizitë në Kiev dhe sot ka qenë në Moskë për një takim me Putinin.
“Unë i përcolla mesazhin e Presidentit Zelensky, Presidentit Putin”, tha Widodo pas bisedimeve në Moskë.
Ai nuk zbuloi se çfarë thoshte mesazhi, por shtoi se ka shprehur "gatishmërinë" e tij për të ndihmuar në fillimin e komunikimit midis dy liderëve.
Widodo tha se Indonezia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë dhe nga ana tjetër Putin u tha gazetarëve se Rusia është e gatshme të përmbushë nevojën e Indonezisë për plehra kimike - furnizimi i të cilave është prekur nga lufta në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore.
Widodo e ka ftuar Zelenskyn në samitin e G20 të nëntorit në Bali. AFP raporton se presidenti ukrainas i tha Widodos se pjesëmarrja e tij do të varej nga kush tjetër ishte atje - Rusia është anëtare e G20 dhe si e tillë pritet që Putini të marrë pjesë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Biden: Samit historik, NATO është më e bashkuar! Rusët largohen nga ishulli i gjarpërinjve! Widodo i jep Putinit mesazhin e Zelenskit










