Pas takimit me zyrtarët rusë, delegacioni amerikanë pritet të takohet të martën në Arabinë Saudite edhe me disa zyrtarë ukrainas. Takimin e konfirmoi edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Bisedimet e së hënës SHBA-Rusi pasojnë telefonatat e javës së kaluar midis Trump, Zelenskyt dhe Putin si dhe takimin midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanëve në Arabinë Saudite të dielën.
Uashingtoni i portretizoi bisedimet me Rusinë si një hap në përpjekjen e Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund luftës 3 vjeçare. Reuters citoi një burim që thoshte se bisedimet kishin përfunduar të hënën vonë dhe se një projekt deklaratë e përbashkët pritej të lëshohej nga të dyja palët.

Por ndërsa bisedimet kanë vazhduar, Rusia ka kryer sulme me raketa që synonin verilindjen e Ukrainës, ku dhjetëra persona u plagosën.
Komente

