Shkodër- Një çift irlandez raportohet se kanë gjetur 41 400 euro në Durrës dhe më pas i kanë dorëzuar në policinë e Shkodrës.

Blutë informojnë se çifti i kanë gjetur paratë më pasditen e 26 mars-it pranë një supermarketi ‘SPAR’ në lagjen nr 13, të qytetit bregdetar.

Ndërkohë në një video të publikuar në rrjetet sociale, shuma e parave dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare të cilët u kanë rënë paratë pasi kanë hipur në makinë. Pasi ata janë larguar, dy djem të rinj që po kalonin aty i kanë parë dhe i marrin.

Pak metra larg vendit ku kanë gjetur paratë, të rinjve u ka dalë para një burrë, i cili është paraqitur si turist irlandez dhe iu ka marrë paratë duke pretenduar se janë të tij. Pas bisedës me të djemtë ia kanë dhënë paratë e gjetura dhe largohen.Burri pasi i ka marrë i ka numëruar paratë dhe është larguar me gruan e tij.

Kjo episod ngriti shumë dyshime, madje u paraqit në disa media si vjedhje nga ana e çiftit, por policia tha se ata e dorëzuan çantën te blutë e Shkodrës

"Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë paraqitur një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh.

Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket "SPAR", në lagjen nr 13, Durrës", thuhet në njoftimin e policisë.

Me veprimet e metejshme do të merret Policia e Durrësit.