Pas blerjes së vaksinës kineze, Maqedonia e Veriut do marrë 100 mijë vaksina ruse Sputnik V

Pas blerjes së vaksinës kineze, Maqedonia e Veriut do marrë 100 mijë vaksina ruse Sputnik V

Menjëherë pas blerjes së 200 mijë dozave të vaksinës kineze, Maqedonia e Veriut do të marrë 100 mijë vaksina ruse antiCOVID.

Kryeministri i vendit Zoran Zaev njoftoi se u ka dhënë institucioneve udhëzime për marrëveshjen e furnizimit me vaksinat Sputnik V.

Vaksinimi kundër COVID-19, në Maqedoninë e Veriut ka nisur më 17 shkurt, me dërgesën e parë të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer si donacion nga Serbia.

Pjesa tjetër e tërë dërgesës prej 8,000 dozave nga Serbia pritet arrijë në Shkup javën e ardhshme. Kryeministri Zaev tha se deri në fund të këtij muaji qeveria pret përgjigje nga "Pfizer" për 800,000 dozat për të cilat janë zhvilluar bisedime me kompaninë amerikane.

Ndërkohë, 200,000 doza të vaksinave kineze pritet të mbërrijnë në fillim të muajit mars në këtë shtet.

Të parët që janë vaksinuar janë punonjësit shëndetësorë të Klinikës Infektive në Shkup, ndërsa më pas do të vaksinohen edhe klinikat tjera.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 22/02/2021 04:19

    Edi rama qe refuzoi ne menyre qesharake oferten zyrtare te ambasades ruse ne tirane duke e quajtur sektor I portokallis te vije te haje portokallet e mia tani .une te jem si ruset I fus nje hu ne byth dhe vaksine si jap Por ruset jane human Rrofte putin

    Përgjigju
    • Taulant: 22/02/2021 07:42

      Oferta zyrtare nga Twitteri i Ambasades qe i pergjigjej Endri Fuges? Shko o shoku ha byrekun tek SHQUPi, lere politiken e madhe se s'e ben dot ti.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë