Pas Brukselit, Thaçi: Deklarata
e Nikoliçit, gënjeshtër e kullua

Pas Brukselit, Thaçi: Deklarata<br />e Nikoliçit, gënjeshtër e kullua
KOSOVE - Duke komentuar takimin e mbrëmshëm ndërmjet baroneshës Ashton dhe delegacionit serb në Bruksel, kryeministri kosovar Thaçi ka thënë se ky takim ka pasur qëllim të vetëm që Serbisë t'i ofrohet edhe njëherë mundësia të pranojë ofertën e Kosovës për asociacionin në veri.

Thaçi i ka quajtur ‘gënjeshtra të kulluara’, deklaratat e Presidentit serb Nikoliç, të thëna mbrëmë pas takimit me baroneshën Ashton.

"Deklarata e mbrëmshme e Nikoliq, përpos që tregon një papjekuri nga ana e tij, është krejtësisht e pavërtetë, një gënjeshtër e kulluar tradicionale e politikës së Beogradit. Ata, humbjet, zakonisht i shpallin fitore”, ka theksuar Thaçi.

Deputetët opozitarë kësaj rradhe nuk e kanë bllokuar raportimin e Kryeministrit për bisedimet e fundit në Bruksel.

Kërkesa është shtruar nga Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i cili ka kërkuar që Kryeministri të raportojë sot, pasi që sipas tij në ditët në vijim Thaçi do të ketë angazhime tjera.

Grupet parlamentare të LDK-së dhe AAK-së e kanë përkrahur mocionin.

Ndërsa VV, e ka kundërshtuar mocionin duke thënë se janë kundër kësaj mënyre të raportimit.

"E kuptojmë obligimin kushtetues për raportimin e kryeministrit dhe rezouluten e miratuar në Kuvend por jemi kundër kësaj mënyre të raportimit, nuk po e shohim një gatishmëri të kryeministrit për raportim të vërtetë, përpos me fol për fraza boshe, rrjedhimisht ne mendojmë që kryeministri nuk është i gatshëm për të raportuar dhe jemi kundër kësaj mënyre të raportimit", ka thënë shefi i grupit parlamentar të VV-së, Visar Ymeri.

(Marrë nga Indeksonline)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament