Pas Bundesligës, Premier League, tashmë edhe Seria A ka një datë zyrtare për rifillimin e kampionatit të ndërprerë për shkak të koronavirusit. Mbledhja e qeverisë me Ligën e Seria A dhe federatën italiane doli me konsensusin që 20 qershori të jetë data kur të rifillojnë takimet.
Ndërkohë e lirë do te jetë edhe data 17 qershor, në të cilën mund të luhen 4 ndeshjet e mbetura të javës se 25 ose një raund i Kupës së Italisë. Më pas nga data 20 qershor skuadrat do te nisin si të barabarta javën e 27, ndërsa Seria A i kanë mbetur edhe 12 javë të plota për tu zhvilluar.
Po në takimin e sotëm është vendosur edhe për çështjen më kryesore të protokollit të masave. Në rast se një lojtar rezulton pozitiv gjatë zhvillimit të kampionatit atëherë i gjithë ekipi do të karantinohet.